Fanella e Majkëll Xhordanit nga Lojërat Olimpike “Barcelona 1992”, është shitur për 198 mijë euro.
“Robert Edward Auctions”, që shet gjëra sportive nga momentet historike, ka konfirmuar shitjen e fanellës së nënshkruar nga Xhordani, me të cilën ka luajtur ylli amerikan.
“Majkëll Xhordan është sportisti më ikonik i të gjitha kohërave. Ai ka fituar gjashtë tituj të NBA-s dhe dy medalje të arta olimpike. Koleksionistët kishin një mundësi të rrallë për të pasur fanellën e Xhordanit nga ‘Ekipi i Ëndrrave’ i 1992-ës, ekipi më i madh i basketbollit që është mbledhur ndonjëherë”, kanë njoftuar nga kompania që organizoi ankandin.
Është fanella e dytë më e shtrenjtë e Xhordanit që është shitur deri më tani.