image Ky është personi që u arrestua për mashtrim në Fushë Kosovë, shiti mjetet e punës që huazoi

Siguri

Ky është personi që u arrestua për mashtrim në Fushë Kosovë, shiti mjetet e punës që huazoi

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të mashtrimit që ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës, ku një burrë u arrestua pasi kishte shitur te një person i panjohur dy mjete të punës të cilat i kishte huazuar.

Sinjali mëson se personi që u kap nga Policia pas më shumë se një muaji kërkim, është Valton Makolli, 34-vjeçar.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte huazuar një ‘AKU-burmashinë’ dhe një ‘brusalicë’ nga një person dhe kishte ‘dhënë fjalën’ se ato do t’i kthejë pak më vonë. Por ai nuk veproi kështu, pasi që të njëjtat mjetet i kishte shitur brenda ditës te një person i panjohur për 130 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që 34-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/