Qyteti kinez i Wuhanit po ndërton një plan për të testuar të gjithë popullatën e tij prej 11 milionë banorësh për Covid-19. Njoftimi bëhet nga media publike.
Plani është në fazat fillestare dhe po kërkohet një mënyrë se si testimet mund të bëhen brenda 10 ditëve.
Kjo vjen pasi Wuhani, ku u shfaq fillimisht virusi, shënoi rritje të rasteve të reja duke shtuar frikën për një valë të dytë infeksioni.
Përpara kësaj fundjave, qyteti kinez nuk raportonte të infektuar që prej 3 prillit. Me përmirësimin e situatës, Wuhani hoqi masat kufizuese strikte me 8 prill, megjithatë normaliteti i plotë nuk është rikthyer ende. /Gazeta Sinjali/