Autorja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka njoftuar ndjekësit se emisioni i saj do t’i ketë vetëm edhe katër episode, shkruan Gazeta Sinjali.
“Duke punuar për #ShikoKushLUAN, do jemi bashkë deri në 30 Janar ????Çfarë doni të shihni në 4 episodet e fundit?” ka shkruar Luana.
Emisioni “Shiko Kush Luan” , këtë sezon ka pasur shumë suksese dhe pothuajse çdo episod ka grumbulluar një milion shikime në Youtube.