image Luana Vjollca surprizohet gjatë provave për “Love Island Albania”, kjo është letra që e emocionoi

Bota e Yjeve

Luana Vjollca surprizohet gjatë provave për “Love Island Albania”, kjo është letra që e emocionoi

news image

Dashamërisët e Luana Vjollcës kujdesen gjithnjë që të surprizojnë moderatoren e “Love Island Albania”.

Edhe këtë herë, teksa Luana ndodhej në provat gjenerale të emisionit, një grup të rinjsh hynë papritur në studio dhe moderatorja nuk mund të ishte më e lumtur.

Ajo i ftoi ‘luanatorët’ në skenë, ndërsa këta të fundit i dhuruan një buqetë me lule, shoqëruar me një pusullë që emocionoi Luana Vjollcën.

Të falënderoj për personin që ke zgjedhur të jesh, për mënyrën se si je rritur dhe për faktin se je një nga personat me pozitiv që kam njohur në jetën time. Të falënderoj që ke zgjedhur të tregosh forcën që ka një femër, që ke zgjedhur të tregosh figurën e femrës punëtore që nuk dorëzohet kurrë dhe që ke zgjedhur të tregosh figurën e femrës së pavarur, që ia del mbanë pavarësisht githçkaje”, janë disa nga rreshtat e pusullës”.

Luana, që ka postuar letrën në rrjetin social “Instagram”, shprehet se “ishte fiks dita dita që kisha nevojë për disa fjalë zemre dhe ju plotësoni kaq shumë një pjesë të shpirtit tim”, thuhej në të.

/GazetaSinjali/