image Shifër rekord, 9 trajner të shkarkuar deri tash

Futboll

Superliga/ Shifër rekord, 9 trajner të shkarkuar deri tash

news image

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë me xhiron e 18-të.

Por, nga 12 trajnerët që e nisën punën në Superligë, kanë mbetur vetëm gjashtë.

Gjysma e ekipeve të Superligës kanë shkarkuar së paku një herë trajnerët e tyre brenda stinorit vjeshtor.

Prishtina e nisi me Mirel Josën, për ta vazhduar shkurtimisht me Bylbyl Sokolin, ndërsa tash duket se janë “rehatuar” me Armend Dallkun.

Feronikeli e nisi me malazezin Dejan Vukicevic për ta shkarkuar dhe emëruar më pas Agim Sopin.

Drenica e shkarkoi Tahir Lushtakun, ndërsa tani e ka Gani Sejdiun, i cili e dërgoi klubin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Flamurtari e Vushtrria u desh të ndërronin nga tre trajnerë brenda një stinori, shkruan Gazeta Sinjali.

Flamurtari e nisi me Artim Shaqirin, për ta vazhduar për një periudhë shumë të shkurtër me Bylbyl Sokolin, ndërsa tani e ka Synaj Keçin në krye.

Ndërsa Vushtrria e nisi me Bekim Shotanin, e vazhdoi me ish-asistentin e Contes, Antonio Toma, ndërsa tash është Fitim Llapashtica.

Edhe Dukagjini ndërroi trajnerin. Në start e kishte Xhengis Rexhepin, ndërsa tani është Severin Elezaj në krye.

Ballkani, Gjilani, Drita, Llapi, Trepça’89 e Ferizaji nuk i kanë ndërruar ende trajnerët./Gazeta Sinjali/