Stuhia me erë dhe shi ka kapluar sonte disa komuna të Kosovës.
E në disa të tjera, ka rënë edhe breshër i një madhësie të konsiderueshme.
Faqja MeteoBallkan ka publikuar një fotografi të breshërit të rënë në fshatin Stanofc të Vushtrrisë.
Nga kjo fotografi, vërehet se madhësia e breshërit mund të shkaktojë dëme materiale nëse godet në pjesë të ndjeshme. /Gazeta Sinjali/