image Shi e borë, moti për sot dhe ditët në vazhdim

Kosovë

Parashikimi/ Shi e borë, moti për sot dhe ditët në vazhdim

news image

Java e parë e pranverës do të shoqërohet me ulje të temperaturave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo ulje do të ndodhë si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës. Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius.

Sipas IHK-së gjatë kësaj jave do të fryej erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s.

Datat:

22.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë..
23.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Herë pas here me reshje të dobëta bore.
24.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi.
25.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje të dobëta bore dhe shiu, e gjatë ditës herë pas here me reshje të dobëta shiu.