image Shi dhe atmosferë e mirë – Kosova mbrëmë zhvilloi stërvitjen e fundit

Kosovë

Sport/ Shi dhe atmosferë e mirë – Kosova mbrëmë zhvilloi stërvitjen e fundit

news image

Kosova ka mbërritur gjatë pasdites së djeshme në Southampton, derisa në mbrëmje e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në “St.Mary’s Stadium” para ndeshjes me e Anglinë, e cila luhet sot me fillim prej orës 20:45.

Atmosfera në ekipin e Dardanëve është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët e presin këtë duel me entuziazëm, megjithëse janë të vetëdijshëm se “Tre Luanët” janë në nivel krejt tjetër me kundërshtarët e deritashëm.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për lojë.

Para stërvitjes në konferencën për media janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe mbrojtësi Fidan Aliti.

Challandes i ka vlerësuar “Tre Luanët” si kundërshtar tepër të fortë dhe si një ndër ekipet më të forta në botë, prandaj edhe dueli i nesërm sipas tij do të jetë tepër i vështirë.