Kabineti qeveritar në mbledhje votuan për shfuqizimin e vendimit të vitit të kaluar nga qeveria Haradinaj për një kontratë me vlerë 49.6 milionë euro me Bechtel & Enka.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar shkarkimin e këtij vendimi me qëllim që të shpëtojnë 49 milionë euro për mos vazhdimin e kontratës me koncerziumin Bechtel & Enka për ndërtimin e autostradës Arbër Xhaferri.
Me shfuqizimin e këtij vendimi, janë ndërperë negociatat me koncerziumin Bechtel & Enka për vazhdimin e punimeve në autostradën Arbër Xhaferri.
“Kosotoja e prezantuar nga Bechtel Enka ka vlerë prej 49,6 milion euro. Kjo kontratë ende nuk është nënshkruar dhe ne si ministri e Infrastrukturës kërkojmë që ky vendim të shfuqizohet”, ka thënë Abdixhiku në mbledhje.
Shfuqizimi i këtij vendimi, u miratua nga të gjithë ministrat në kabinet./ Gazeta Sinjali/