Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që t’i shmangen frekuentimit të Parkut të Gërmisë, për shkak se sipas tij, atje është shfaqur një ari.
Ahmeti tha se rojet e pyllit janë duke u munduar që ta lokalizojnë ariun, shkruan Gazeta Sinjali.
“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari. Ariu nuk është pjesë e ‘Parkut të Arinjëve’, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.”
“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, shkroi Ahmeti në Facebook./GazetaSinjali/