image Shfaqen mangësi në aplikacionin për tërheqjen e shtesave të fëmijëve

Kosovë

Shfaqen mangësi në aplikacionin për tërheqjen e shtesave të fëmijëve

news image

Vendimi i qeverisë për tu dhënë shtesa familjeve që kanë fëmijë të vegjël prej 10 e 20 euro u ka hapur telashe familjeve. Në platformën online e-Kosova nuk mundë të aplikojnë baballarët por vetëm nënat.

E këto të fundit duhet të hapin llogari bankare ndërsa kostoja e mirëmbajtjes së saj është sa gjysma e shtesës që merr për një fëmijë.

Ndërsa rregullorja rreth vendimit për shtesat thotë se aplikimi nga babai ose nga kujdestari ligjor i fëmijës sipas pikës 4 të vendimit bëhet përmes postës elektronike.

Pasi që gruaja e tij është e papunë dhe po aplikon për llogari bankare, Imer Raqi, po aplikon për shtesat e fëmijës së tij. Por, një gjë e tillë po i pamundësohet nga platforma e-Kosova, kjo pasi që aplikimin mund ta bëjnë vetëm gjinia femërore.

Kurse për një nënë, emri i së cilës është Mersia Kraja, aplikimi vetëm nga gjinia femërore është e pakuptueshme.

“Mundësinë e aplikimit vetëm nga gjinia femërore e sheh të pakuptimtë një nënë. Nëse është vetëm për femra është e pakuptueshme”, tha për RTK-në, Mersia Kaja.

Një numër i prindërve kërkojnë që të bëhet zgjidhje për këto mangësi në aplikacion. /Gazeta Sinjali/