image Shfaqen disa vatra zjarri pranë Çernobil, autoritetet të shqetësuara për rrezatimin

Botë

Shfaqen disa vatra zjarri pranë Çernobil, autoritetet të shqetësuara për rrezatimin

news image

Parlamenti i Ukrainës bënë të ditur se janë shfaqur disa vatra zjarri pranë centralit bërthamor të Çernobil.

Përmes këtij njoftimi parlamenti njoftoi se zjarret jenë shkaktuar nga bombardimet dhe tashmë po vazhdojnë të përhapen në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale të Ukrainës, kjo “po ngre shqetësime se tymi i ndotur nga rrezatimi mund të përhapet”.

Çernobili ka qenë në duart e Rusisë që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës ndërsa stafi ukrainas në central ka bërë të ditur se kushtet janë të tmerrshme./abc

/GazetaSinjali/