image Shtëpia e Bardhë: Ushtarët rusë kanë zënë peng stafin e Çernobilit

Botë

Shtëpia e Bardhë: Ushtarët rusë kanë zënë peng stafin e Çernobilit

news image

Zëdhënësja e Shtëpisë Bardhë, Jen Psaki u ka thënë gazetarëve se po raportohet që ushtarët rusë kanë zënë peng stafin e centralit bërthamor të Çernobilit, transmeton Sinjali.

“Ne jemi të indinjuar nga raportet e besueshme se ushtarët rusë aktualisht po mbajnë peng stafin e objekteve të Çernobilit,” tha ajo.

“Kjo pengmarrje e paligjshme dhe e rrezikshme, e cila mund të prishë përpjekjet rutinë të shërbimit civil të kërkuara për të mirëmbajtur dhe mbrojtur objektet e mbetjeve bërthamore, është padyshim tepër alarmante dhe jashtëzakonisht shqetësuese.

“E dënojmë këtë dhe kërkojmë lirimin e tyre.”

/GazetaSinjali/