image Shfaqën banerin “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në futboll

Futboll

Shfaqën banerin “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në futboll

news image

Larne ka dalë me një reagim zyrtar pas ngjarjes që ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Crvena Zvezdës, e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku në tribunë u shfaq një flamur me mesazh politik.

Klubi irlandez njoftoi se, sapo flamuri u identifikua nga stafi përgjegjës për sigurinë, u ndërmorën menjëherë veprimet për largimin e tij nga stadiumi.

“Larne FC është në dijeni të një fotografie që po qarkullon nga ndeshja e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve kundër FK Crvena Zvezda në Inver Park”.

“Gjatë pjesës së parë, një flamur me përmbajtje politike u shfaq mbi tabelat reklamuese në tribunën McKay. Sapo kjo u vu re, stafi i sigurisë së stadiumit reagoi menjëherë për ta hequr flamurin”.

“Mbrëmja e kaluar ishte historike për klubin, qytetin dhe gjithë komunitetin, duke mirëpritur një klub me madhësinë, reputacionin dhe historinë e FK Crvena Zvezda në stadiumin tonë. Kjo nuk duhet të zbehet nga veprimi i një individi të vetëm, i cili nuk është tifoz i Larne FC dhe ishte i pranishëm si neutral në tribunën vendase”.

“Si klub, theksojmë edhe një herë që simbolet dhe shfaqjet politike nuk kanë vend në futboll”, thuhet në njoftimin e klubit irlandez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/