image Sherr në lokalin e ‘Bowling-ut’ në Prizren: I riu i dehur kërcënon kolegun e tij me skallper në dorë, arrestohet

Siguri

Sherr në lokalin e ‘Bowling-ut’ në Prizren: I riu i dehur kërcënon kolegun e tij me skallper në dorë, arrestohet

news image

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal ku zhvillohet loja ‘Bowling’, teksa në rast janë përfshirë dy punëtorë që shërbejnë aty.

Për motive ende të panjohura, 27-vjeçari i dyshuari ka kanosur kolegun e tij, gjë e cila bëri që ky i fundit të njoftojë organet e hetuesisë.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar në Polici se i dyshuari e ka kërcënuar me fjalë dhe gjatë gjithë kohës në dorë mbante një mjet të mprehtë (skallper).

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor. Ai dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit, prandaj edhe i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/