image Shërohet pacienti i fundit me koronavirus në këtë shtet

Botë

Shërohet pacienti i fundit me koronavirus në këtë shtet

news image

Autoritetet shëndetësore në San Marino kanë bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19 edhe pacienti i fundit. Pacienti ishte i shtruar në repartin infektiv të San Marinos, ndërsa në 48 orët e fundit nuk ka pasur simptoma.

Sipas informacioneve, kufizimet në këtë vend do të hiqen ditët në vazhdim.

Duhet theksuar se në këtë shtet zyrtarisht më nuk ka asnjë rast aktiv të infeksionit dhe se Qeveria ka njoftuar zyrtarisht se kufizimet e koronës do të hiqen.

Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet shënoi rreth 700 raste infektimi dhe 42 raste vdekjeje./Gazeta Sinjali/