image Shërohet nga koronavirusi foshnja 3-javëshe në Kosovë

Shëndetësi

Shërohet nga koronavirusi foshnja 3-javëshe në Kosovë

news image

Është shëruar nga koronavirusi foshnja 3-javëshe e cila ishte infektuar më 16 korrik, 11 ditë pas lindjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.

“Po, dje e kemi liru në gjendje stabile shëndetësore, është në përkujdesje të prindërve. Foshnja është lindë më 5 korrik, më 16 korrik është pranu në klinikën tonë, dje është liru”, tha Gojnovci.

Drejtori i Neonatologjisë tha se kjo ka qenë foshnja e dytë që është shëruar nga koronavirusi, derisa bëri të ditur se në këtë klinikë aktualisht nuk është duke u trajtuar asnjë foshnje tjetër e infektuar./Gazeta Sinjali/