Një pacient në Kanada që ishte i infektuar me koronavirus raportohet se është shëruar.
Shefi i spitalit të Ontarios, David Williams ka thënë se pacienti është shëruar pasi që në dy testet e fundit, rezultatet kanë dalë negative, transmeton Gazeta Sinjali.
“Pacienti i ka pasur dy teste negative që i janë bërë dy herët e fundit dhe kështu konsiderohet që është zgjidhur rasti. Kjo nënkupton që pacienti nuk është i infektuar me koronavirusin”, citohet të ketë thënë Williams.
Teksa kujtojmë se në Kanada nga autoritetet janë raportuar shtatë raste me koronavirus. Tri prej tyre në provincën e Ontarios dhe katër të tjera në British Columbia./Gazeta Sinjali/