Në Komunën e Ferizajt, si komuna me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus, gjithsej 98, sot janë shëruar 9 persona, duke shkuar në total numri i të shëruarve në 82.
Nga 98 të infektuarit në këtë komunë, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu thotë se deri sot janë shëruar 82 ferizajas. Kështu numri i të rezultuarve pozitiv me koronavirus, që ende nuk janë shëruar, mbetet 16.
Ndërkaq, numri i të shëruarve në gjithë Kosovën, sonte ka shkuar në 533./ Gazeta Sinjali/