image Shërohen 4 persona nga COVID-19 në Deçan

Shëndetësi

Shërohen 4 persona nga COVID-19 në Deçan

news image

Në komunën e Deçanit sot janë shëruar 4 persona nga  COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë i infektuar.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 45.

“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 136 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 89 të shëruar plotësisht, 2 kanë humbur jetën”, ka shkruar Ramosaj. /Gazeta Sinjali/