Komuna e Vushtrrisë sot ka konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, duke folur për rastet e reja, ka thënë se lajm i mirë është që janë shëruar edhe 20 pacientë.
Tahiri po ashtu shtoi se janë edhe një numër i madh i qytetarëve të Vushtrrisë në pritje për t’u ritestuar pasi sipas tij e kanë kaluar kohën që nevojitet për shërim nga coronavirusi.
“Në Komunën e Vushtrrisë janë 150 raste aktive dhe mbi 160 të shëruar nga koronavirusi”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.
Tahiri po ashtu njoftoi se ka filluar fushata për shpërndarjen e 10 mijë maskave falas për qytetarët e Vushtrrisë për ta përballuar koronavirusin sa më lehtë./GazetaSinjali/