image Shërbimi Korrektues pranon 172 mijë euro donacion nga Amerika

Kosovë

Shërbimi Korrektues pranon 172 mijë euro donacion nga Amerika

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pranuar sot një donacion në vlerë prej 172 mijë eurove nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (ICITAP&INL) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ky donacion përfshin tri automjete transportuese, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave.

“Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së. ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetqëndrueshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/