image Shënon Demhasaj, Grasshoperi kthehet në Superligën e Zvicrës

Futboll

Shënon Demhasaj, Grasshoperi kthehet në Superligën e Zvicrës

news image

Grasshopperi e ka siguruar Superligën e Zvicrës për edicionin e ardhshëm, transmeton Sinjali Sport.

Ky sukses tashmë është i garantuar pasi Shkëlqim Demhasaj e Ermir Lenjani, fituan në duelin vendimtar dhe të fundit në “Challenge League”, që është rangu i dytë i futbollit zviceran.

Të enjten në kuadër të xhiros së fundit, atë të 36-ën, Grasshopperi fitoi ndaj Kriensit me rezultatin 2:1.

Madje, Demhasaj realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 13-të. Ishte goli i dhjetë sezonal. Demhasaj luajti deri në minutën e 84-ët, ndërsa Lenjani e kompletoi ndeshjen.

Te Kriensi luajtën shumë shqiptar po ashtu. Izer Aliu, Liridon Berisha, Mark Marleku ishin titullar, ndërsa u inkuadrua Liridon Mulaj. Progon Maloku ishte në bankën rezervë.

Grasshopperi është klubi me më së shumti tituj të fituar në Zvicër, 27 gjithsej. Rekordin e mban edhe për Kupa të Zvicrës. 19 herë e ka fituar atë trofe në histori të klubit.

Grasshopperi e mbylli këtë edicion me 65 pikë, një më shumë se Thuni që fitoi në udhëtim te Wili 2:1, por nuk i mjaftoi për t’u inkuadruar direkt në Superligë.

Edhe në ndeshjet tjera të rangut të dytë të Zvicrës luajtën shumë shqiptarë, ndërsa një gol e shënoi Alban Ajdini.

Sulmuesi i krahut Ajdini me Lausanne Ouchyn fitoi në udhëtim tek Aarau me rezultatin 3:0.

Ajdini shënoi në minutën e katërt, dhe luajti deri në minutën e 72-të. /Gazeta Sinjali Sport/