image Shënohet viktima e parë e variantit Omicron në Britani

Botë

Shënohet viktima e parë e variantit Omicron në Britani

news image

Është shënuar viktima e parë në Britani si pasojë e variantit të ri të COVID-19 të quajtur Omicron. Rastin e ka bërë të ditur kryeministri, Boris Johnson.

Johnson tha se varianti i ri po rezulton gjithashtu në shtrimet në spital dhe “gjëja më e mirë” që njerëzit mund të bënin ishte të merrnin dozën përforcuese të vaksinës.

Sipas mediave të huaja, më herët gjatë ditës së sotme u konfirmua se në Britani të Madhe, të paktën 10 persona ndodhen në spital, të prekur nga Omicron./GazetaSinjali/