Një 74-vjeçar nga Zagrebi ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, i cili ka qenë në respirator ditët e fundit për shkak të koronavirusit.
Drejtoresha e spitalit Alemka Markotiq tha sot në një konferencë për shtyp se një nga pacientët e saj me frymëmarrje ishte në gjendje kritike.
Kjo është viktima e dytë e koronavirusit në Kroaci, ku deri më tash gjithsej 481 njerëz janë sëmurë dhe 22 janë shëruar. /Gazeta Sinjali/