image Shënohet sot 20 vjetori i rezolutës së OKB-së për gratë, paqen dhe sigurinë

Sociale

Shënohet sot 20 vjetori i rezolutës së OKB-së për gratë, paqen dhe sigurinë

news image

Sot shënohet 20 vjetori i Rezolutës 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Për 20 vjetorin e kësaj misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO sot do të organizojë një video konferencë e cila do të hapet me fjalimin e Clare Hutchinson, përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e cila pasohet nga fjalët e komandantit të misionit të KFOR, Gjeneralmajori Michele Risi.

Ngjarje kjo që do të nisë në ora 10:00.

Me rastin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar, do të bëhet edhe një botim i veçantë i Kronikës së KFOR.

Ndër temat e parashikuara janë edhe ‘1325 në agjendën institucionale të Kosovës’, prezantuar nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga; ‘Gjendja e grave në Kosovë’, ‘Avancimi i agjendës së vitit 1325’, me kontribute nga UNMIK, BE, EULEX dhe OSBE; ‘Faktet dhe shifrat rreth grave në organizatat e sigurisë së Kosovës’, prezantuar nga zyrtarët e lartë të Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës; ‘Valët e avokimit’, fushatat e Radio K4 për t’i promovuar të drejtat e grave; dhe ‘Praktikat më të mira të KFOR-it’. / Gazeta Sinjali /