image Tifo-grupi "Skifterat" shënon 20-vjetorin e themelimit, mbahet javë festive

Sport/ Tifo-grupi “Skifterat” shënon 20-vjetorin e themelimit, mbahet javë festive

news image

Tifo-grupi “Skifterat” nga Gjilani javën tjetër do të shënojë 20-vjetorin e daljes së grupit në tifo-skenë .

“Skifterat”, 20-vjetorin e themelimit të grupit do ta shënojnë katër ditë me radhë gjatë javës së ardhshme.

“Shënimi i veprimtarisë tonë për dy dekada radhazi do të mbyllet me javën festive e cila mbërthen në vete aktivitet e paraqitura në këtë kalendar”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit.

“Me nder e respekt ftojmë të na bashkëngjiten të gjithë qytetarët e Gjilanit, Skifterat anë e mbanë botës dhe gjithë dashamirët e klubit e të tifozerisë kuq e bardhë”, bëjnë të ditur “Skifterat”./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/UltraSkifterat/photos/a.127444971977495/147431206645538/?type=3&theater