image 20-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA

Botë

20-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA

news image

Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, sulme këto që ndodhën brenda 102 minutash, që si pasojë e kësaj mbetën të vdekur 2 mijë e 996 njerëz, ishte sulmi më i rëndë terrorist në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Sulmet u pasuan nga lufta në Afganistan që zgjati gati 20 vjet, që sipas Departamentit të Mbrojtjes, shkaktoi vdekjen e të paktën 2 mijë e 325 ushtarëve amerikanë, por për numrin e saktë të civilëve që u vranë në këtë luftë nuk e di askush.

Më 11 shtator 2021, Presidenti Joe Biden do të përpiqet të reflektojë mbi këtë tragjedi të dyfishtë, duke bërë nderime në tre zonat ku ndodhën sulmet, të cilat nxitën luftën më të gjatë të Amerikës.

Lufta Globale kundër Terrorit, siç u quajt atëherë, u shtri përtej Afganistanit, duke arritur në Irak dhe cepa të tjerë të globit, përfshirë Afrikën. Në Irak, konflikti shkaktoi vrasjen e gati 4 mijë e 500 ushtarëve amerikanë dhe qindra mijëra civilëve.

Që nga vendimi i debatueshëm për të tërhequr të gjithë trupat nga Afganistani deri në fund të gushtit, administrata e Presidentit Biden ka bërë lëvizje vendimtare për të lënë prapa 20 vitet e fundit, duke deklasifikuar një mori dokumentesh që mund të hedhin dritë mbi ngjarjet e 11 shtatorit dhe duke mbajtur një distancë nga qeveria e ashpër teokratike talebane, që mori pushtetin në Afganistan ndërsa amerikanët po tërhiqeshin. /GazetaSinjali/