Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Berosh ka deklaruar se është regjistruar edhe rasti i dytë me coronavirus.
Mediat kroate dje kishin raportuar se një 26-vjeçar, që kishte qëndruar tri ditët e fundit në Milano së bashku me partneren e tij, ishte prekur nga koronavirusi.
Ai është futur menjëherë në karantinë, në klinikën e sëmundjeve infektive në Zagreb. Në këtë klinikë aktualisht ndodhen edhe tre persona tjerë, që janë në fazën e testimeve të coronavirusit.
Përderisa, gruaja e 26-vjeçarit kishte rezultuar negative në testet për coronavirus, është vëllai i tij, rasti i dytë që është infektuar me këtë virus.
Vëllai i 26-vjeçarit kishte shkuar për pushime në Milano për të shikuar një ndeshje se Ligës së Kampionëve./Gazeta Sinjali/