image Shënohen rastet e parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji dhe Estoni

Botë

Botë/ Shënohen rastet e parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji dhe Estoni

news image

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që kanë njoftuar rastet e tyre të para.

Sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik, pacienti u testua pasi u kthye nga njëra prej zonave të prekura nga koronavirusi në Kinë. Personi i infektuar është vendosur në karantinë në shtëpinë e tij.

Teksa “CNN Berlingske Media”, ka raportuar se një gazetar në Danimarkë është rasti i parë i konfirmuar në vend.

Gjithashtu, Estonia njoftoi rastin e parë të konfirmuar të virusit.

Ministri i Çështjeve Sociale Tanel Kiik tha për Televizionin Eesti (ETV) se personi i infektuar ishte një shtetas i Iranit që erdhi në Estoni të mërkurën.