image Shëngjini i mbushur me turistë, shëtiten pa respektuar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit

Shqipëri

Shëngjini i mbushur me turistë, shëtiten pa respektuar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit

news image

Qyteti i Shëngjinit në Shqipëri është mbushur me turistë nga vende të ndryshme, ku përmes një fotografie shihen turistët tek shëtiten rreth plazhit pa respektuar udhëzimet e OBSH-së, për vendosje të maskës dhe respektim të distancës sociale.

Ndërkaq Shqipëria edhe më tutje vazhdon të shënojë raste të reja me COVID-19, por ky fakt nuk po i ndalë shumë turistë që pushimet t’i kalojnë në këtë bregdet shqiptar.

Shëngjini është një nga vendet e parapëlqyera të kosovarëve për t’i kaluar pushimet verore.

Shëtitorja e këtij vendi shihet të jetë e mbushur me turistë, që duket se nuk duan t’ia dijnë për rrezikun nga pandemia./ Gazeta Sinjali/