COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Britani/ Shëndeti i Boris Johnson është përmirësuar, tani qëndron ulur në shtrat

news image

Lajme të mira vijnë nga Britania e Madhe për kryeministrin Boris Johnson. Të mërkurën, pas dy ditësh në terapi intensive, Johnson ka dhënë shenja përmirësimi, tha kancelari Rishi Sunak.

“Johnson sot ka mundur të qëndrojë ulur në shtrat dhe ‘është angazhuar pozitivisht'” me ekipin klinik në Spitalin St Thomas në Londër, tha Sunak.

Ndërkohë, situata nga koronavirusi mbetet shqetësuese në Angli pasi në 24 orët e fundit janë raportuar 938 vdekje në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka shkuar tashmë në 7.097 persona, sipas Departamentit të Shëndetësisë.

Ndërkohë, Anglia duket se nuk do të lëshojë pe lidhur me masat shtrënguese. Autoritetet pohojnë, se pavarësisht rritjes të numrit të personave të vdekur nga kjo sëmundje, ka pasur një ngalësim të përhapjes së virusit.

“Ne kemi filluar të shohim përfitimet, besoj (të masave të bllokimit të qeverisë), por gjërat janë me të vërtetë kritike. Duhet të vazhdojmë me udhëzimet e mëposhtme, duhet të vazhdojmë të ndjekim distancimin shoqëror, sepse në të kundërt, virusi do të fillojë të përhapet përsëri.”, tha një zyrtar i autoriteteve shëndetësore në Angli. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin