Janë shembur gurët nga mali afër Tunelit, gjë që ka bllokuar rrugën Prizren – Prevallë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ka thënë se kjo shembje e gurëve ka ndodhur në rrugën që çon për në fshatin Reçan.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren. Ata thanë që rruga do të jetë e bllokuar deri në njoftimin e radhës.
“Informojmë qytetarët që kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kërkojmë që të shfrytëzohen rrugë alternative tjera për Prevallë dhe Brezovicë“, thuhet në njoftimin e Policisë.