Një ndërtesë shumëkatëshe është shembur në Kano, një qytet në veriperëndim të Nigerisë.
Sipas zjarrfikësve, si pasojë e kësaj shembje shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.
Zyra e shtypit për Shërbimin Zjarrfikës të Shtetit ka thënë se operacioni i shpëtimit po vazhdon edhe më tutje, shkruan CNN
Koordinatori lokal për Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave në Nigeri, Nura Abdullahi ka bërë të ditur se deri më tani janë shpëtuar tetë persona.
“Ndërtesa ishte në ndërtim e sipër, por kati përdhes ishte i zënë. Ne nuk jemi në gjendje të marrim një vlerësim të përafërt të numrit të njerëzve të bllokuar brenda”, u shpreh tutje ai.