Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien tash e tri ditë në Kosovë, gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.
Pasoja pati edhe në qytetin e Pejës, ku si pasojë Lumbardhi atje doli nga shtrati.
Vërshimet shkaktuan shumë probleme në këtë qytet, ku ka filluar edhe shembja e trotuareve.
Në disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se shembja e shëtitores pranë Lumbardhit ka vazhduar.