image Shembet një pjesë e minierës në Bulqizë të Shqipërisë, dyshohet se një minator ka mbetur brenda - Sinjali

Shembet një pjesë e minierës në Bulqizë të Shqipërisë, dyshohet se një minator ka mbetur brenda

news image

Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë dhe si pasojë e kësaj dyshohet se një minator ka mbetur i bllokuar brenda.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 dhe sipas punëtorëve brenda në galeri ka mbetur i bllokuar një minator.

Mësohet se grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

‘Me datë 15.09.2021, rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes‘, ka bërë të ditur policia. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: