image Shemben dhjetë konvikte në Kamëz

Rajon

Tërmeti/ Shemben dhjetë konvikte në Kamëz

news image

Pas tërmetit të 26 nëntorit shumë ndërtesa janë shembur pasi kanë pësuar shumë dëmtime, në Universitetin Bujqësor të Tiranës tri objekte janë shembur me shpërthim të kontrolluar. Ndërkaq shtatë ndërtesa tjera, janë shembur dhe po shemben me mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Këto dhjetë objekte konviktesh, ishin pjesë e kampusit universitar, që ndodhet në Kamëz, por që vetëm dy prej tyre përdoreshin nga studentët, pikërisht objektet të cilat u shpërthyen pasditen e së premtes.

Ndërsa tetë objektet e tjera, që në fillim vitet pas rënies së komunizmit, u zaptuan nga familjarë të ndryshëm.

Sipas Erion Veliut e gjithë kjo hapësirë, tashmë do të shndërrohet në një tjetër projekt për Kampus Universitar.

“E para e punë këtu, jo vetëm do bëjmë konviktet më të mira, por do bëhet e gjitha një si park. Do bëhet siç kemi bërë pjesën e liqenit, që u lirua pjesa e liqenit dhe ka dal e gjitha park. Pra edhe për banorët do të jetë një avantazh i madh. Studentët do i kenë të dhjeta konviktet për veten e tyre. Dhe them që njëherë e mirë zgjidhen edhe familjarët”, tha Veliaj.

Konviktet u dëmtuan nga tërmeti i datës 26 nëntor, duke i shpallur të pabanueshme, dhe me njëVendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u vendos shembja e tyre. Ndërkaq për studentët dhe banorët që jetonin nga këto konvikte, bashkia e Tiranës, ka premtuar hapësira me qera. /Gazeta Sinjali/