image Sheiku i Dubait rrëmbeu fëmijët dhe kërcënoi bashkëshorten, gjykata britanike merr vendimin

Botë

Britani/ Sheiku i Dubait rrëmbeu fëmijët dhe kërcënoi bashkëshorten, gjykata britanike merr vendimin

news image

Një Gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në përfundimin se Sheiku Mohamed i Dubait ka rrëmbyer vajzat dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Akuzat ndaj sheikut Mohamed Bin Rashid Al-Maktoum janë ngritur nga ish-gruaja e tij Princesha Haya Bint Al-Hussain, e cila thoshte se ai ka rrëmbyer vajzat ka torturuar vetë atë dhe e ka kërcënuar. Këto akuza janë bërë fakt i kryer nga Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe.

Hetimi filloi rreth 8 muaj më parë ndërsa Gjykata ka botuar aktgjykimin në favor të Princeshës Haya e cila u largua nga Dubai vitin e kaluar, së bashku me dy fëmijët e saj, duke thënë se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve.

Nga ana e tij Sheiku Mohamed ishte përpjekur që të mbante gjyqin jashtë vëmendjes publike por pa sukses. Sundimtari i Dubai u zbulua se “nuk ishte i hapur dhe i sinqertë me gjykatën”.

Gjykatësi zbuloi se Sheik Mohamed “vazhdon të ruajë një regjim ndaj dy grave të tij duke u privuar lirinë. Ndërkohë sipas Princeshës Mbreti i Dubait fshihet në Londër. Haya 45-vjeç nga Jordania vajzë e mbretit Hussain u martua me Sheik Mohamme në vitin 2004 duke u bërë gruaja e 6 e tij. Me të ajo ka dy fëmijë 7 dhe 11-vjeç.