Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka vlerësuar procesin zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.
“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut në ditën e zgjedhjeve të prekur nga kufizimet ndaj COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për procesin e besueshëm të zgjedhjeve dhe demokracinë. Punë e mirë e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai në Twitter.
Kujtojmë që dje Podujeva dhe Mitrovica e Veriut votuan në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës.