image Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: E ardhmja e Kosovës është në BE

Politikë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: E ardhmja e Kosovës është në BE

news image

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është si pjesë e Bashkimit Evropian duke shtuar se nuk ka alternativë tjetër.

Në Ditën e Evropës dhe përvjetorin e Deklaratës Schuman që krijoi themelet për paqen e qëndrueshme midis kombeve evropiane, ambasadori Szunyog ritheksoi se BE-ja nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe se agresioni rus kundër Ukrainës, i ka bërë edhe më të rëndësishme  përpjekjet e përbashkëta për integrimin evropiane të rajonit.

Jam krenar për progresin që ka arritur Kosova me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve tona anëtare. Pavarësisht nga çdo sfidë, solidariteti i BE-së nuk do të zvogëlohet kurrë dhe BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt me Kosovën, siç është tani“, tha Szunyog.

Duke përmendur mbështetjen e BE-së, ai e ftoi për angazhim të vazhdueshëm të Kosovës që të bëjë përparim në rrugëtimin drejt BE-së.

Sundimi i ligjit është themeli i një shoqërie të shëndetshme demokratike dhe së bashku me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duhet të mbetet prioritet për institucionet e Kosovës“, tha Szunyog.

Szunyog tutje shtoi se mediat duhet të jenë të lira nga çdo presion dhe gëzojnë sigurinë dhe lirinë e shprehjes.

/GazetaSinjali/