image Shefi i Spitalit Amerikan përdorë emrin e Ambasadës së SHBA-së për marketing të mjekëve që fajësohen për papërgjegjësi

Kosovë

Skandali/ Shefi i Spitalit Amerikan përdorë emrin e Ambasadës së SHBA-së për marketing të mjekëve që fajësohen për papërgjegjësi

news image

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Larashi po e përdorë emrin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, për t`ju bërë marketing mjekëve të këtij spitali, të cilët akuzohen nga familjarët e pacientëve për papërgjegjësi dhe neglizhencë.

Në një audio-incizim që posedon Gazeta Sinjali, Larashi dëgjohet duke ndërlidhur personelin mjekësor të Spitalit Amerikan me Ambasadën SHBA-së në Prishtinë, gjatë një bisede me familjarët e pacientit nga Peja S.N. që ankohen tek ai për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ndaj prindit të tyre, i cili pësoi infarkt sapo u lirua nga spitali, siç thonë, pas insistimit të mjekut përgjegjës, Blerim Myftiu.

Teksa dëgjon pretendimet e familjarëve ndaj mjekëve të Spitalit Amerikan sesi ia rrezikuan jetën babait të tyre, menaxheri Larashi përpiqet t`i bind ata se mjekët kanë ndjekur protokollin e duhur mjekësor.

Por, kur familjarët bëjnë të ditur se këtë çështje do ta dergojnë në Prokurori, drejtuesi Spitalit Amerikan ua përkujton atyre se mjeku ndaj të cilit po ankohen është i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Vetëm ta them një gjë, ky njeri është mjeku i Ambasadës Amerikane për sëmundjet neuorologjike.Ky njeri që ne po flasim, Blerimi (Myftiu)”, thekson shtetasi nga Shqipëria, i cili udhëheq Spitalin Amerikan, prej muajit maj të vitit 2018.

Kujtojmë se kohë më parë, Gazeta Sinjali kishte raportuar sesi Spitali Amerikan ndonëse mban emrin e shtetit me mjekësi të avancuar, nuk e ka asnjë mjek të punësuar amerikan.

Udhëzimi Administrativ për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore, nuk përcakton kritere rreth emërtimit të institucioneve shëndetësore dhe kjo zbrazëtirë juridike është shfrytëzuar mjaftë mirë nga Spitali Amerikan për joshjen e pacientëve.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, PRAK emërtimet e tilla i ka konsideruar reklama mashtruese ndaj pacientëve që bëhen me qëllim të tërheqjes së tyre dhe rritjes së pëfitimit. Përndryshe, sipas kësaj shoqate, do të përdoreshin emra të shteteve që kanë shëndetësi të pazhvilluar.

Derisa institucionet private shëndetësore proklamojnë shërbime të standardeve të larta mjekësore të mishëruara nga shtetet me mjekësi të avancuar, shumë qytetarë po detyrohen të kërkojnë shërim shëndetësor jashtë vendit duke paguar shuma të majme parash./ Gazeta Sinjali/

Në vijim është audiomateriali dhe biseda e transkriptuar e drejtorit ekzekutiv të Spitalit Amerikan në Prishtinë, Igli Larashi me familjarët e pacientit S. N nga Peja.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/2425430444375068/

Leon Nimani: – Sa i përket Spitalit Amerikan, drejtor të lutna, të lutna! Ju ma s`parti merreni informacionin e duhun. Masi që ta merrni informacionin e duhun, të lutna, t`ulemi, mendojeni mirë si dojna me zgjidhë këtë çështje!

Igli Larashi: – Çfarë zgjidhje do marrim këtë cështje?

Leon Nimani: – Ky ëshë propozimi juj. Ky ëshë propozimi juj. Ky ëshë propozimi juj.

Igli Larashi: – Ti e ke fjalën ke pagesa?

Leon Nimani: – Jo, jo, unë e kam fjalën te shumë çështje. Ju e mendoni mirë!

Igli Larashi: – Shumë çështje…

Leon Nimani: – Shumë çështje, shumë..

Igli Larashi: –
Çfarë?

Leon Nimani: – Po e patëm pacientin këtu edhe na jepët, na jepët gjysë të vdekur, me na vdekë neve në dorë. Kjo është çështja, domethonw krejt situata, e prunën pacientin këtu. Na lëshuat pacientin, na jepët në makinë, na futët pacientin edhe gjysë të vdekur edhe 20 përqindshi i qasaj gjysës, ke tu na vdekë në dorë neve. Shyqyr që s`vdeki, se t`ish vdekë atëherë kish qenë krejt çështje tjetër, a po kupton? Po, na ndihmoj Zoti neve. Tu shku për Pejë, e kthyem rrugën dhe shkuam.

Igli Larashi: – E bëjmë një pakt zotëri? Do të më sjellësh të gjithë dokumentacionin…

Leon Nimani: – Jo, ty dokumentacionin e Maqedonisë nuk ta sjelli. Dokumentacionin e Maqedonisë ia sjelli veç prokurorit.

Igli Larashi: – Prokurorit do ia çosh, jo, jo sinqerisht

Leon Nimani: – Jo, atë patjetër Atë te prokurori pasi që zgjidhim….se dëgjo

Igli Larashi: – Je i lirë!

Leon Nimani: – ….drejtor, drejtor….drejtor,- të lutna!

Igli Larashi: – Nga kafet dolëm në muhabete te prokurori….

Leon Nimani: – Po, dulëm të prokurori

Igli Larashi: – Po ta kallzoj, që nga ky moment je i lirë të ngresh një padi ndaj doktorit dhe ndaj spitalit. Unë nuk e ndaloj kurrë atë gjë. Por, ta dish vetëm kaq. Nuk du me folë as për Blerimin as për kërkënd. Gjithsecili…

Leon Nimani: – Jo, për Blerimin, se ti je drejtori. Ti je menaxheri i Spitalit, a po kupton. Ti je përgjegjës i tina. Të lutna!

Igli Larashi: – Dhe unë do të them do të bësh gati gjithë dokumentacionin e duhur dhe  Blerimi do të vijë të thotë drejtor ti je menaxher,  këqyrë menaxhimin e spitalit, unë jam mjek dhe unë kam marr këtë vendim, kam firmos dhe jap përgjegjësi.

Leon Nimani: – Qashtu! Tash vjen kolega i tina, kur vjen muhabeti, vjen kolega i tina, i thotë: Ti e ke bo këtë gabim, ti e ke bo këtë gabim, ti e ke bo këtë gabim. A jep përgjegjësi ai?

Igli Larashi: – Tani një sekond. Qe të kallzoj edhe një herë. Nëqoftëse je avokat, kush do vij në botë të më thotë që protokolli mjekësor i njohur në të gjithë botën, është gabim.

Leon Nimani: – Ka ekspertë.

Igli Larashi: – Ka ekspertë sa të duash

Leon Nimani: – Dëgjo për qato, ka ekspertë edhe mbi ekspertë, ka analiza e mbi analiza.

Igli Larashi: – Veç po ta kallzoj, ky njeri është mjeku i Ambasadës Amerikane për sëmundjet neuorologjike. Ky njeri që ne po flasim, Blerimi

Leon Nimani: – Ky njeri është gjithçka. Qe po t` thom unë ty. Ky njeri është gjithçka, veç mjek nuk është. Po më vjen keq!

Igli Larashi: – Jo, jo, më vjen keq. Ai mjek është, por do të them edhe një gjë. Dëshira e një mjeku është për të bërë më të mirën. Por, nuk jemi magjistarë, nuk jemi perëndi. Mjekët bëjnë aq sa mund të identifikojnë ose mund ta vlerësojnë.

Leon Nimani: – Ai gjithçka është veç mjek nuk është, po më vjen keq!

Igli Larashi: – Shiko! Atë e kanë vendos të tjerët te shkolla. Ai është edhe pedagog, në fakultet të mjekësisë. Shkolla që ai….

Leon Nimani: – A e di pse është?

Igli Larashi: – Hëë Leon Nimani: – Se është miki i mikit të mikit, a po kupton?