Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, do të takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë. Kremlini njoftoi se takimi do të zhvillohet të martën.
Antonio Guterres gjithashtu do të zhvillojë takim pune me Minsitrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
Në fokus të bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë.