image Shefi i hetimeve në IPK: Në ndjekje janë edhe 50 qytetarë për dhënie të ryshfetit

Siguri

Shefi i hetimeve në IPK: Në ndjekje janë edhe 50 qytetarë për dhënie të ryshfetit

news image

Shefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë Bardhyl Haxhimustafa, tha se në ndjekje janë edhe 50 qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët dyshohen për vepren penale “Dhënia e ryshfetit”.

“100 të dyshuar janë të involvuar në veprën penale “Dhënie e ryshfetit”. Janë arrestuar 50 zyrtarë, 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë të doganës janë arrestuar për veprat penale “Keqpërdorim detyre”, “Marrja e ryshfetit”,”Kontabandimi i mallrave”, ndërsa vepra tjetër penale e cila do të ndjeket në vazhdimësi është “Dhënia e ryshfetit”. “Pra në ndjekje janë edhe dhënësit e ryshfetit”.

Haxhimustafa tha se në bashkëpunim me organet e drejtësisë së Shqipërisë do t’i sjellin edhe ata para drejtësisë.

“Kemi persona të dyshuar të cilët janë qytetarë nga Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Ku në bazë të bashkëpunimit jurdik ndërkombëtar me organet ndjekëse të Shqipërisë do të arrijmë që ta përfundojmë edhe atë çështje”, tha ai në Klan.

Gjatë ditës së hënë Prokuroria Speciale dhe Inspektorati i Policisë kanë zhvilluar një aksion të koduar “Pika” ku kanë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë të doganës, të cilët dyshohen për vepren penale “Dhënia e ryshfetit”. /GazetaSinjali/