image Shefi i EULEX-it, Wigemark: Dhuna duhet të ndalojë urgjentisht, nga kjo situatë nuk përfiton askush

Politikë

Shefi i EULEX-it, Wigemark: Dhuna duhet të ndalojë urgjentisht, nga kjo situatë nuk përfiton askush

news image

Shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, Lars Gunnar- Wigemark, tha se dhuna në veriun e Kosovës duhet të ndalet urgjentisht.

Gunnar-Wigemark këtë porosi e dha gjatë një interviste për Asociated Press.

Ai tha iu bëri thirrje palëve të tërhiqen nga ky turp.

“Kjo dhunë duhet të ndalojë urgjentisht. Ne ju bëjmë thirrje për qetësi dhe të shmanget çdo lloj i provokimit. Nga kjo situatë nuk përfiton askush. Duhet dialog dhe është e nevojshme se duhet të tërhiqen nga ky turp”, tha ai.

Shefi i EULEX-it tha se fokusi duhet të jetë në dialog e jo kjo çka po ndodh në rrugët e Mitrovicës.

“Ka një propozim të ri që është paraqitur nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë dhe gjithashtu të Shteteve të Bashkuara dhe fokusi duhet të jetë tani në këtë. Fokusi duhet të jetë në bisedime, në negociata, jo në atë që po ndodh në rrugët e Mitrovicës, apo në rrugët që çojnë në Leposaviq, apo në pikat e tyre të përbashkëta të kalimit”, tha shefi i EULEX-it.

Ai foli edhe për luftën e cila po zhvillohet në Ukrainë, derisa shtoi se nuk beson se dikush me mendjen e shëndosh do të dëshironte të shihte ndonjë konflikt të ri në këtë pjesë, përcjell Klankosova.tv

“Tani kemi një luftë shumë serioze që po zhvillohet në Evropë, në Ukrainë. Ne kemi parë se kur gjërat e mira kthehen për keq, çfarë mund të ndodhë. Ne ende nuk jemi afër asaj situate këtu në Kosovë dhe nuk mendoj se dikush me mendjen e duhur do të donte të shihte një konflikt të tillë të shpërthejë edhe në këtë pjesë të Evropës. Kështu që ju lutemi mos mendoni vetëm për të shënuar pikë dhe për të ushtruar disi presion. Mendoni për njerëzit tuaj. Mendoni për njerëzit në terren”, shtoi ai.

Ndërkaq, mbrëmë në veri të Kosovës u sulmua një njësit i EULEX-it.

Ndaj tyre u hodh “shok bombë”.

/GazetaSinjali/