image Shefi i EULEX-it uron Osmanin: Me ju dhe Kurtin shpresojmë të arrijmë forcimin e sundimit të ligjit

Politikë

Shefi i EULEX-it uron Osmanin: Me ju dhe Kurtin shpresojmë të arrijmë forcimin e sundimit të ligjit

news image

Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në postin e presidentit, duke shpresuar se do të bashkëpunojnë për forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Wigemark përmes Twitterit ka thënë se shpreson se bashkë me Osmanin dhe Kurtin të punojnë në forcimin e ligjit në Kosovë.

“Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen tuaj si presidente të re të Kosovës. Ju keni thënë se e keni si përparësi kryesore forcimin e sundimit të ligjit dhe ne shpresojmë të punojmë me ju dhe Qeverinë e Albin kurtit për të arritur këtë objektiv të përbashkët të Kosovës dhe Bashkimit Evropian“, shkroi ai./Gazeta Sinjali/