Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, pasdite, në orën 17:30, do të takojë shefin e diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu.
Këtë gjë e bëri të ditur zyra për media e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët thonë se ministrja do e pres diplomatin turk, në aeroportin “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, sot do të mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu“, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të MPJ-së.
Diplomati turk, Cavusoglu, po qëndron në Ballkan këto ditë, ku ka takuar shumë zyrtarë shtetëror dhe përfaqësues të komunitetit turk.