Kryediplomati grek Nikos Dendias ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Dendias dhe Lajçak kanë folur mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Unë fola në telefon me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian @MiroslavLajçak. Ne diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke ndjekur takimin tonë të fundit”, tha Dendias.
Lajçak ndau postimin e Dendias në Twitter dhe falënderoi kreun e diplomacisë greke për “bisedën shumë konstruktive dhe të dobishme”./Gazeta Sinjali/