Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Szunyog theksoi se Rugova do të mbahet mend si njeri i përkushtuar ndaj paqes.
“Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes”, ka shkruar Szunyog në platformën X.
Ai ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për organizimin e kësaj ceremonie.