Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky takim është duke u zhvilluar në zyrën e Hazirit. Pas këtij takimi, shefi i BE-së do të vizitojë edhe disa projekte të cilat janë realizuar në Gjilan, me financimin e BE-së.
Kujtojmë që Haziri e zyrtarizoi dje kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës./Gazeta Sinjali/